Isen Shabanit i merren kompetencat për menaxhim me institicionin parashkollor “Pranvera”

Ministria e Politikës Sociale, Demografisë dhe Rinisë, i ka marrë kompetencat Komunës së Vrapçishtit për manaxhimin e Institucionit parashkollor publik “Pranvera” Vrapçisht.
Për këtë kanë informuar nga Komuna e Vrapçvishtit dhe thonë se vendimi është i kundërligjshëm.
Reagimi i plotë:
Të nderuar qytetarë,
Ju njoftojmë se më datë 28.01.2025, Ministria e Politikës Sociale, Demografisë dhe Rinisë ka marrë Vendim për heqjen e kompetencave përkatëse të Kryetarit të Komunës së Vrapçishtit, përkatësisht, Ministria ka marrë në dorëzim ingerencat për menaxhimin e institucionit parashkollor publik IPKKF Pranvera – Vrapçisht.
Ky vendim është marrë në kundërshtim me normat ligjore pozitive dhe përbën ndërhyrje në kompetencat e përcaktuara me ligj të vetëqeverisjes lokale, respektivisht të Kryetarit të Komunës.
Gjithashtu, ju informojmë se Komuna e Vrapçishtit do të ndërmarrë të gjitha hapat e mundshëm për të eliminuar këtë padrejtësi, përkatësisht këtë veprim arbitrar të ministrisë përkatëse në lidhje me funksionimin e çerdhes IPKKF Pranvera – Vrapçisht.
Lexo gjithashtu
Total
0
Share