Isa Elmazi fitues i vendit të dytë në turneun prestigjioz në Veneci të Italisë

Isa Elmazi nga klubi i karatesë Fati nga Tetova në garat që u mbajtën në Venecia të Italisë ka aritur të fitoj vendin e dytë në KARATE 1 YOUTH LEAGUE.

Trajneri i klubit të karatesë Fati nga Tetova Arlind Huseini ishte tejet i entuziazmuar pasi spirtistët e klubit të tij po kapin majat.

“Isa Elmazi pas gjashtë fitoreve bindëse humbi në luften e 7 konkretisht finalen e madhe me garuesin nga Rumunia Igarelu Vivtor me rezultat 6-0. Jemi shumë të gëzuar dhe të kënaqur nga vet fakti që në këtë garë me ketë konkurencë të madhe dhe shumë kualitative të arish të mbrish deri në finale është rezultat i madh për ne si klub, për Isën dhe për mua si trajner. Andaj ndaj me JU këtë lajm të madh dhe me shpre të madhe që do të vazhdojmë me pjesëmarje në këta gara të nivelit botëror sepse vetëm me ketë konkurencë arihet që të fitosh nivelin dhe kualitetin që nëtë ardhmen në kampionate europiane dhe botërore të arish rezultate. Përndryshe klubi jonë është klub që ka aritur të fitoj shumë medalje ballkanike, mesedhetare, univerzitare, europiane dhe botërore andaj nuk nuk ndalemi këtu na pret një punë e madhe në klub… Urime Isa në emrin tim personal, në emër të klubit dhe si drejtor i reprezentacionit të Maqedonisë së Veriut uroj të vazhdosh me stërvitje intenzive.” u shpreh Arlind Huseini drejtor dhe trajner i klubit Fati. /KlanMacedonia/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share