Irani intensifikon goditjen ndaj zonave kurde

Protestat mbarëkombëtare tanimë janë kthyer në një nga kërcënimet më të medha, mbi 200 njerëz kanë humbur jetën

Forcat iraniane të sigurisë rritën goditjen e tyre ndaj rajoneve kurde të vendit, ndërsa autoritetet vijojnë shtypjen vdekjeprurëse të protestave mbarëkombëtare të shkaktuara nga vdekja e Mahsa Amini në paraburgim.

Kurdët e Iranit janë pjesë e një pakice etnike të përhapur midis disa shteteve rajonale, aspiratat për autonomi të të cilëve kanë çuar gjithashtu në konflikte me autoritetet në Irak, Siri dhe Turqi. Gazetarët e huaj dhe të pavarur nuk lejohen brenda vendit, gjë që e bën edhe më të vështirë raportimin e ngjarjeve. Por videot që publikohen nga dhjetëra qytete tregojnë se demostratat janë tanimë një nga kërcënimet më serioze ndaj Republikës Islamike. Zyrtarët kanë mohuar që forcat e sigurisë të kenë qëlluar mbi protestuesit dhe kanë raportuar se rreth 20 anëtarë të forcave të sigurisë janë vrarë gjatë trazirave mbarëkombëtare.

Që nga dita e parë e protestave në Iran, kufizimet për aksesin në internet në Iran janë rritur. Sipas grupeve të observatorëve si NetBlocks qeveria bllokoi gjithashtu Instagramin dhe ËhatsApp-in, dy nga platformat më të njohura që njerëzit përdorin për komunikim dhe përhapje informacioni.

Trazirat kanë nënvizuar zhgënjimet mbi liritë dhe të drejtat në Iran. Vdekja e disa vajzave adoleshente që thuhet se u vranë gjatë demonstratave janë kthyer në një thirrje tubimi për më shumë protesta. Irani vendosi anëtarë të milicisë Basij, trupa të cilat kanë qenë në ballë të shtypjes së trazirave popullore për dekada të tëra, në zonat kurde ku shtatë persona u vranë. Organizata për të drejtat e njeriut, Amnesty International (AI), ka bërë të ditur se të paktën 23 fëmijë janë në mesin e qindra personave të vrarë në Iran gjatë protestave masive.

Udhëheqësi Suprem Ayatollah Ali Khamenei ka deklaruar edhe më herët se turistet qe vijne ne vend qofte per turizem apo bizens duhet të zbatojë mbajtjen e shamisë. Gjatë protestave, shumë gra kanë hequr publikisht, tundur dhe djegur shamitë që duhet të mbajnë sipas kodeve konservatore të veshjes të Iranit.

Klan News

Lexo gjithashtu
Total
0
Share