Irani ka dënuar me vdekje katër persona, të cilët i ka akuzuar për bashkëpunim me Izraelin.
Kështu njoftoi Agjencia e lajmeve Mehr News.
Ndërsa tre persona të tjerë u dënuan nga Gjykata e Lartë e Iranit me nga pesë deri në dhjetë vjet burgim, me akuzat për “veprime kundër sigurisë së vendit”, rrëmbim dhe posedim armësh.
Në fund të korrikut, policia iraniane kishte arrestuar një grup tjetër të një rrjeti të dyshuar spiunazhi, që sipas Teheranit kanë lidhje me shërbimet e inteligjencës izraelite.
Irani ka akuzuar në mënyrë të përsëritur armikun e përhershëm, Izraelin, për akte të supozuara sabotimi në objektet e tij kërkimore bërthamore, si dhe sulme kibernetike dhe vrasje të shkencëtarëve bërthamorë.
Me një listë të gjatë të krimeve për të cilat shqiptohet dënimi me vdekje, Irani ka ekzekutuar të paktën 314 të burgosur gjatë vitit të kaluar.
Vetëm Kina ka ekzekutuar më shumë të burgosur dhe atë mbi 1.000.
Organizata Iran Human Rights, në fakt tha se shifra është 333, që paraqet një rritje të ekzekutimeve, krahasuar me vitin 2020, kur ishin ekzekutuar 267 të burgosur. /REL