Sondazhi i publikuar sonte në rrjetet sociale, e që burim reference kishte Institutin për Kërkime Politike – IPIS -Shkup, del të të jetë i falsifikuar, konkretisht, i rremë.
Kështu ka bërë të ditur Drejtori i këtij Instituti, Vladimir Bozhinovski.
Ai tha se anketa e shpërndarë në rrjetet sociale për partinë e cila do të jetë fituese e zgjedhjeve parlamentare në vend është e rrejshme dhe se për të njëjtën do të flasë nesër.
“Është shpërndarë një sondazh i rremë për të cilin thuhet se e kemi bërë ne dhe i njëjti është shpërndarë nëpër disa portale. Po shpërndahet vetëm në mediat shqiptare online dhe thirren nga një përmbajtje inekzistente nga Wikipedia”, thotë Bozhinovski.
Kujtojmë se anketa zyrtare e publikuar ditë më parë nga IPIS nxirrte parti fituese në bllokun shqiptar BDI-në ,ndërsa tek blloku maqedonas VMRO-DPMNE-në.