iPhone 16 pritet të ketë një ndryshim revolucionar

Rrjedhja e disa dizenjove po tregon se iPhone 16 mund të ketë një buton të ri që do të ndryshojë gjithçka.

Në dizenjo shihet një buton i ri i quajtur “Capture Button”, i vendosur në anën e djathtë të pajisjes dhe mund të jetë një revolucion për “selfie”. Me një shtypje të tij, ai do të shkrepë foto dhe do të regjistrojë video. Capture Button do të ndodhet poshtë butonit të ndezjes.

Pritet që ai të ketë opsione për rregullimin e fokusit dhe zmadhimit të pamjes. Veç kësaj do të ndiejë prekjen nga gishti dhe do i përgjigjet lëvizjeve të veçanta. Një ide është që vetëm duke e prekur lehtë do mund të rregullohet fokusimi dhe zmadhimi, ndërsa shtypja do të shkrepë foton ose regjistrojë videon.

Por ky nuk do të jetë i vetmi ndryshim që do të bëjë Apple.

“Action Button”, butoni sipër butonave të volumit në anën e majtë do të bëhet më i madh, ose të paktën këtë tregojnë imazhet.

Dizenjot e reja janë vetëm për modelin Pro dhe me gjasë, modelet më të lira të iPhone 16 mund të mos e kenë këtë buton. Sipas fotove, pritet të ndryshojnë edhe lentet e kamerave. Ndryshe nga iPhone 15 që i ka të vendosura diagonalisht, iPhone 16 do t’i ketë vertikalisht.

iPhone 16 pritet të dalë në shtator dhe është raportuar se do të jetë më i shtrenjti që Apple ka nxjerrë ndonjëherë në treg./tvklan.al

Lexo gjithashtu
Total
0
Share