Inxhinieri Azmer Duleviç ka menduar që këtë vit shkollor tu japë një shtysë të madhe të gjithë atyre të rinjve të cilët nuk kanë mundësi ekonomike për të përvetësuar një profesion, i cili do u shërbejë në të ardhme dhe do u japë mundësinë për të qenë të pavarur dhe të “zotët” e vetes së tyre.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Duleviç, marrë shkas nga viti i ri akademik, u ka bërë thirrje çdo të riu që nuk ka prindërit ta kontaktojnë pasi do t’iu ofrojë mundësinë për të kryer një kurs falas në fushat si, elektricist, programues kamerash, sistemesh alarmi, programim PLC dhe programim KNX Smart Home.
Por, “zemërgjerësia” e inxhinierit nuk përfundon me kaq pasi në postimin e tij ai bën me dije se për të gjithë këta të rinj që do të përvetësojnë një zanat do u jepet më pas edhe mundësia e punësimit.
Postimi i plotë i inxhinierit:
Thirrje!
Si çdo vit akademik edhe për këtë vit që nis në muajin shtator,çdo JETIM nga mosha 16 vjec deri në 25 vjeç në pamundësi ekonomike do ta ketë kursin Falas!Duhet ti japim një dorë,të marrin një zanat si elektricist,programues kamerash sistemesh alarmi,Programim PLC dhe Programim KNX Smart Home dhe më pas ti punësojmë!
Nëse njifni apo keni dikë që mund ta ndihmoni më shkruani mua ose shpërndajeni postimin!
Unë kaq kam mundësi të bëjë!
Faleminderit
Ing.Azmer Duleviç