Me katër ligjet për investime strategjike, të cilat nga sot pushteti i dorëzoi në Kuvend me procedurë të shkurtuar, vendi do të marrë sasi shumë më të mëdha të energjisë elektrike që do të prodhohet në Maqedoninë e Veriut. Kështu vlerëson kryetari i LSDM-së, Dimitar Kovaçevski, sipas të cilit gjatë mandatit të VMRO-DPMNE-së nga viti 2006 deri në vitin 2017, në vend janë ndërtuar 16 megavat burime të ripërtëritshme të energjisë ndërsa për dy vite të mandati të tij, janë ndërtuar 600 megavat burime të ripërtëritshme të energjisë. Kovaçevski thotë se ekspertët kanë mendime të ndara për çështjen e projekteve strategjike, ndërsa partitë politike kanë qëndrime jo konsistente për këtë çështje.
“Këto janë investime strategjike që aktualisht nuk ekzistojnë në vendin tonë. Disa nga ekspertët janë praktikisht pro projekteve të tilla strategjike, disa prej tyre janë kundër. Partitë politike kanë mendime që janë kontradiktore. Për shembull, kryetari i VMRO-DPMNE-së thotë se është kundër njërit prej projekteve, gjegjësisht projektit të Shtipit, dhe në vendin e ngjarjes ka shkuar kryetari i komunës së Shtipit, i cili është nga e njëjta parti, së bashku me përfaqësues të kompanisë i cili tha se është një projekt i shkëlqyer”, tha Dimitar Kovaçevski./tvklan.mk