Intonimi i himnit në shkolla! BDI kundër, LSDM pritet të dorëzojë amandamente, VLEN hesht!

Intonimi i himnit në shkolla ka ngjallur reagime mes partive politike në vend. Nga BDI ashpër kritikojnë propoziminn e qeverisë dhe thonë se nuk do të bllokojnë të njejtën përmes amendamenteve. Koalicionin VLEN e ka kapluar heshtja, kurse nga LSDM pritet të dorëzojnë amendamente.

Propozim ligji për intonimin e himnit në shkollat e mesme ka trazuar marrëdhënijet mes pushtetarëve, edhe pse zyrtarisht nuk përgjigjen, Klan Maqedoni merr vesh se kundër këtij propozimi është edhe koalicioni VLEN.

Burime tona thonë se propozimi si i tillë nuk është dashur të dorëzohet në Kuvend nga Qeveria dhe se në këtë propozim ligj, koalicioni VLEN do të ndërhyjë duke përmirësuar të njëjtin përmes amendamenteve të propozuara nga grupi parlamentar.  Qëndrimin kundër këtij propozim kanë edhe nga Fronti Europian.

Me propozim ndryshimet në arsimin e mesëm nuk pajtohen as nga Lidhja Social Demokrate e Maqedonisë. E pyetur nga Klan Maqedoni, deputetja Jovana Trençevska thëtë se LSDM-ja do të dorëzojë amendamente për të gjithë propozim ndryshimet, përfshirë edhe propozim ligjin që parasheh intonimin e himnit nëpër shkolla.

“E di që si LSDM, si grup parlamentar kemi disa vërejtje në ligjin e lartëpërmendur për atë edhe do të dorëzohen disa amendamente për të gjithë ligjet për arsim të mesëm që janë propozuar edhe për pyetjen tuaj, gjithsesi se si grup parlamentarë do të diskutojmë dhe pasi të kemi qëndrim do të dorëzojmë amendamente”, deklaroi Trençevska nga LSDM. 

 Propozim ligji për ndryshime në arsimin e mesëm, ku mes tjerash parashihet edhe intonimin e himnit të shtetit në ngjarjet kulturore dhe në fillim e mbarim të vitit shkollorë, ka kaluar leximin e parë në komision, megjithatë informacionet e Klan Maqedoni thonë se për t’u miratuar ligji në fjalë duhet të sigurohet edhe shumica e badinterit që në këtë rast, shumica parlamentare e udhëheqhur nga VMRO nuk e ka.

Ndryshe, propozim ligji në Kuvend ka ardhur nga Qeveria, respektivisht, Ministria e Arsmit dhe mban nënshkrimin edhe të zëvendësministrit të Arsimit, Lulzim Aliu, nga i cili, Klan Maqedoni nga dje tentoi të marrë përgjigje por i njëjti vazhdon të jetë i pakapshëm. /tvklan.mk

Lexo gjithashtu
Total
0
Share