Intonimi i detyrueshëm i himnit/ Aliu s’përgjigjet, heshtje edhe nga VLEN

Koalicioni VLEN nuk e komenton propozim ligjin për intonimin e himnit në mënyrë të obligueshme për shkollarët e mesëm, të propozuar nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës, ministri në të cilën, pozitën e zëvendës ministrit e mbanë Lulzim Aliu nga VLEN.

Klan Maqedoni tentoi të marrë përgjigje edhe nga zëvendës ministri Aliu, por deri në këtë moment përgjigje nuk ka.

Nga ana tjetër, i pyetur nga Klan Maqedoni, Bashkim Hasani nga VLEN tha se përgjigje për këtë çështje duhet të kërkojmë nga koordinatorët dhe deputetët e koalicionit VLEN në Kuvend.

“Nuk e kam ndjek sot çfarë ashtu, por besoj që mund të merrni edhe nga koordinatorët e deputetëve të koalicionit VLEN, meqense sot ka ndodhur kjo, ata janë tek parlamenti dhe mund të merrni nga koordinatorët” – tha Hasani nga VLEN.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share