Intervista/ Flet kampioni i boksit Nelson Hysa: Jam i vendosur për të kapur majat e botës në boks

“Kam 16 ndeshje, vetëm fitore e asnjë humbje”, “Akoma nuk mendoj të largohem nga boksi”

I ri dhe me plot pasion për boks. 24 vite përpjekje për të arritur në majat e suksesit, kështu e përshkruan rrugëtimin e tij Nelson Hysa (39) në një intervistë për Klan Macedonia, teksa numëron edhe sfidat nëpër të cilat ka kaluar. Më tej thotë se ndonëse babain e ka bindur të bëhet bokser, nënën akoma jo. Madje sipas tij, kanë qenë dhe shokët ata të cilët e kanë shtyrë të meret me boks pasiqë në lagjet e qytetit të Shkodrës ka pasur dëshirë të grushtojë.

Si e nisët këtë sport? 

Ishte dëshira më e madhe e fëmijërisë po për shumë kohë familja nuk më linte, pastaj binda babin të parin se nënën akoma se kam bind.

Kush ju shtyu drejt boksit? 

Dëshirë personale, por edhe xhajat e mi e shokët e ngushtë se shikonin pasionin që unë kisha për të grushtuar edhe në lagjet e qytetit që i vogël.

Sa e vështire ka qenë për ju të arritni këto nivele?

24 vjet përpjekje, stërvitje, vullnet e mbi të gjitha i vendosur për të kapur majat e botës.

Sa orë në ditë stërviteni? 

Mesatarisht 4-5 në ditë (varet edhe nga periudha).

Cila ka qenë dita më e vështirë si boksier? 

Dita kur nuk mu paraqit kundershtari në Londër e unë kisha shumë e shumë njerëz që po me prisnin, po shumë shpejtë kthehemi në Londër për supër ndeshje.

Ke menduar ndonjëherë të tërhiqesh?

Jo asnjëherë deri tani, edhe jam akoma larg atij mendimi.

Shqipëria ka nxjerë shume boksierë. Si është e mundur? 

Më beso nuk kemi pas mbështetjen e duhur, po do shihni me këto rritme e me këto talenta që janë, shumë e shumë boksiera edhe me të mirë.

Mos ka të bëjë kjo me karakterin e fortë të shqiptarit?  

Po patjetër jemi luftëtarë e trima me shekuj, nuk tërhiqemi para asnjë rreziku po bëjmë vetëm përpara e marrim suksese.

Na e përshkruaj pak prejardhjen tënde? 

Unë jam nga Shkodra, e adhuroj vendlindjen time.

Në ring jeni ngjitur duke u ndeshur për vendin ku jeton por edhe flamurin shqiptar nuk e hiqni asnjëherë. Na përshkruaj pak emocionet…

Jam krenar që kam kontribuar që flamuri jonë të valëvitet në majat e boksit botërorë.

Si kaloi ndeshja e fundit ku u shpallët fitues? 

Deri tashi të gjitha ndeshjet kanë shkuar mirë e jo pak 16 ndeshje e fal zotit pa asnjë humbje.

Sa herë e vizitoni vendlindjen? 

Në Shkodër mundohem me shkuar shumë shpesh, se ma do zemra atë qytet.

Kujt ia dedikon sukseset e tua? 

Falenderime pafund mirënjohës zotit që më ka dhënë forcën dhe rrugën e ndritur, dedikimi im është për familjen që janë mbështetësi im kryesor.

Ke diçka për të gjithë shqiptarët? 

Për shqiptarët kam për të thënë që jemi populli më i mirë në botë, rraca më e pastër e botës e faleminderit që na përkrahni.

Objektivi juaj i ardhshëm?

Objektivi është diçka shumë e madhe që jemi në prag finalizimi po për arsye që akoma nuk është aprovuar nuk mund ta bëj publike. Por është diçka që nuk ka ndodh asnjëherë në Shqipëri e lus zotin të na bëhet sa më parë realitet.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share