Qeveria e Maqedonisë së Veriut pardje solli vendim për gjendje të krizës për shkak të dukurisë së shpeshtë të zjarreve në territorin e vendit. Siç bëjnë të ditur nga QMK gjatë ditës së sotme është intervenuar nga ajri dhe toka në shuarjen e zjarri në malin Sertë I cili u përhapë në dy komuna, në Negotinë në hyrjen e fshatit Kalanjevë, si dhe në Komunën Konçe pranë fshatrave Lipoviq i Epërm dhe i Poshtëm.
Për të siguruar ndihmë në shuarjen e zjarreve Ministria e Mbrojtjes e Republikës së Kroacisë ka sjellur aeroplan Kanader me dy ekuipazhe, përveç ksaj, gjatë mengjesit të sotëm Drejtori i Qendrës për Menaxhim me Kriza, Stojançe Angellov bëri të ditur që edhe Republika e Turqisë ka dalur në ndihmë duke sjellur helikopter nga Turqia, I cili tashmë është në terren.
“Shumë faleminderit për të gjithë pilotët e guximshëm që po luftojnë kundër zjarreve. Falënderim i veçantë për Republikën e Turqisë për ndihmën me dy air tractor dhe një helikopteri në të cilin ndodhem aktualisht, ju njoftojë se se të gjitha zjarret janë nën kontroll të pjesshëm duke e përfshirë edhe zjarrin në Manastir” – tha Angelov.
Në të njëjtën kohë Angellov njoftoi se, pritet që të arrijnë dy helikopterë nga Sllovenia, një helikopter i madh me ngarkesë prej pesë tonësh nga Serbia, ndërsa është paralajmëruar edhe një helikopter nga Mali i Zi dhe një avion nga Kroacia. Ndërkaq vetëm në 24 orët e fundit janë regjistruar gjithsej 31 zjarre në ambiente të jashtme, prej të cilave 12 deri tani janë aktive. /tvklan.mk/