Interi tërhiqet nga gara për Lukakun

Interi ka vendosur të largohet nga negociatat për transferimin e Romeu Lukakut nga Chelsea, dhe klubi anglez do të njoftohet së shpejti për vendimin.

Kjo ka ardhur pasi sulmuesi belg ka biseduar me Juventusin për një transferim të mundshëm ditë më parë, shkruan IndeksOnline.
Sipas asaj që raporton Fabrizio Romano, Interi është tërhequr nga gara pasi ata kishin ofertë përfundimtare me vlerë 35 milion euro plus 5 milion euro të vendosura për t’u pranuar nga Chelsea.

Në anën tjetër skuadra e Juventusit ka ofruar 37.5 milion euro plus oferta 2.5 milion euro për Lukakun.

Lukaku ka oferta edhe nga Arabia Saudite.

 

Lexo gjithashtu
Total
0
Share