Interi pas shtatë viteve ndan rrugët me mesfushorin italian

Mesfushori italian, Roberto Gagliardini, do të largohet nga skuadra e Interit pas shtatë viteve.

Përmes një njoftimi zyrtar, “Zikaltërit” kanë njoftuar largimin e Gagliardinit, shkruan IndeksOnline.
29-vjeçari u bashkua me Interin në sezonin2016/2017 nga skuadra e Atalantas.

Roberto Gagliardini u largua nga Interi pasi luajti 190 ndeshje, në të cilat shënoi 16 gola. Ai fitoi një Scudetto, 2 tituj Superkupës së Italisë dhe 2 tituj Të Kupës së Italisë.

 

Sezonin e kaluar ai bëri 29 paraqitje, duke qenë pjesë e grupit që ngriti Superkupën e Italisë, fitoi kundër Milanit në Riad dhe Kupën e Italisë, në triumfin në Romë kundër Fiorentinës.

 

Lexo gjithashtu
Total
0
Share