Interi e Juventusi luajnë ndeshjen për vend të parë

Interi dhe Juventusi do të luajnë mes vete të dielën në orën 20:45, në ndeshjen e xhiros së 23-të të Serie A të Italisë.

Nëse Interi fiton, shkëputet nga përcjellësi Juventusi, që synon të marrë pikët e plota në udhëtim e të dalë para në tabelë.

Interi me 21 ndeshje të luajtura ka 54 pikë. Juventusi në 22 ndeshje të zhvilluara e ka një pikë më pak.

Në “Derby d’Italia”, Interi do të ketë përkrahjen e 70 mijë tifozëve të zjarrtë, por do të ketë telashe përballë Juventusit të drejtuar nga Massimiliano Allegri.

Juventusi nuk di për humbje që nga muaji shtator.

Nëse shënon, Interi do të bëhej ekipi i dytë në Itali që realizon të paktën një gol në 22 ndeshjet e para të elitës italiane të futbollit. Këtë të arritur më parë e ka regjistruar Juventusi.

Në ndeshjet e ndërsjella, Juventusi ka 87 fitore në Serie A, krahas 48 fitoreve të Interit. 46 herë skuadrat kanë luajtur baras.

Kampioni në fuqi i Italisë, Napoli, të dielën luan në shtëpi kundër Veronës.

Milani ndërkohë do të luajë në udhëtim te Frosinone, të shtunën në orën 18:00.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share