Mbrojtësi ka zgjedhur të vazhdojë me zikaltrit, do të përfitojë rreth 6 milion Euro në një sezon
Milan Skrinar dhe Interi kanë arritur një marrëveshje mes tyre. Këtë e la të kuptohet edhe administratori i deleguar Xhuzepe Marota.
Takimi final u realizua me iniciativën e vetë qendërmbrojtësit sllovak, që ka vendosur që të refuzojë ofertën e bërë nga PSG-ja, pavarësisht se ajo ishte tunduese.
27 vjeçari zgjodhi që të mos vinte në vështirësi Interin dhe do të zgjasë kontratën. Në këtë mënyrë klubi zikaltër nuk do ta humbë futbollistin me parametra zero.
Klubi parisien i kishte ofruar Skriniarit 9 mln euro në sezon, përfshirë edhe bonsuet.
Sipas “sportmediaset”, shoqëria zikaltër do ta paguajë mbrojtësin 5.5 milion Euro në sezon që shkojnë në 6 duke llogaritur edhe bonuset.
Por mes palëve nuk është diskutuar për shiritin e kapiteni si edhe klauzolën e shitjes, në mënyrë që marrëveshja përfundimtare të ishte sa më pak e komplikuar.
Skriniar do të rinovojë kontratën e re deri në vitin 2027 me Interin. Pritet zyrtarizmi të bëhet brenda muajit Nëntor.
Klan News