Milan pa busul ndaj zikaltërve, Lautaro e Inzaghi në gjurmët e legjendave
13 vite ka zgjatur pritja e Interit për të prekur sërish finalen e Champions League. Zikaltërit arritën që të bënin mrekullinë ndaj Milanit, kundërshtarin e qytetit të cilën e mposhti në të dy gjysmëfinalet për shifrat e përgjithshme 3-0.
Sukses tepër i merituar për Interin, që kërkon të shkruaj një faqe të re në historinë e futbollit Europian. Skuadra e Simone Inzaghit do të luaj finalen e tretë në këtë sezon, ku pas Superkupës së Italisë të fituar pikërisht ndaj Milanit do të luaj edhe në Kupën e Italisë e tashmë Ligën e Kampionëve. Inzaghi përsërit edhe historinë, pasi bëhet i dyti italian pas Giovanni Invernizzi në vitin 1972.
Një finale e sigluar falë Lautaro Martinez, që bëhet i treti lojtar argjentinas që shënon të paktën 10 gola në Kupat e Europës për Interin, duke qënë në gjurmët e Hernan Crespo me 11 dhe Julio Cruz me 13 gola.
Madje, Martinez konfirmoi formën fantastike ndaj Milanit, që është edhe preja e preferuar e argjentinasit. 25-vjeçari ka shënuar 8 gola në portën e kuqezinjve, për të qënë më rezultativi në të gjitha garat që prej kalimit te Interi në vitin 2018-2019. Inter shënoi edhe një tjetër rekord.
Zikaltërit nuk kanë humbur asnjë prej sfidave me eliminim direkt këtë sezon, diçka që dy herë, në sezonet 2014-2015 dhe 2016-2017 e bëri Juventusi, por në fund dështoi për të ngritur lart trofeun me veshë të mëdhenj. Kjo ishte fitorja e katërt në po kaq sfidat e këtij sezoni për Interit, për më tepër nuk ka pësuar asnjë gol nga Milani, diçka që ndodh për herë të parë në historinë e tyre. Sukses i jashtëzakonshëm për Interin që tashmë duhet të fokusohet për finalen e Stambollit, në program për tu luajtur më 10 Qershor.
Klan News