Skuadra e Interit është kualifikuar në finalen e Champions League duke mposhtur në ndeshjen kthyese Milanin me golin e vetëm të takimit nga Lautaro.
Në total rezultati është 3 me 0 në favor të Interit. Takimi i parë, dy javë më parë përfundoi me rezultain 2:0 për Interin.
Milani ishte i pafuqishëm ta rikthejë rezultatin edhe në këtë ndeshje.
45 minutat e para ishin të luftuara mes të dyja ekipeve. “Djalli” rrezikoi në disa raste. Por Interi u tregua i kujdesshëm dhe shfrytëzoi rastet. Në minutën e 74’, Lukaku dha një asist për Lautaro Martinezin, që realizoi me të majtën.
Ekipi i Inzagit rikthehet në finale 13 vite pas suksesit të Madridit. Zikaltrit do të përballen më 10 Qershor në Stamboll me fituesin e çiftit Manchester City-Real Madrid./KlanMacedonia