Intensifikohet dhuna ndaj grave në Teheran

15 persona mbetën të vrarë në disa qytete

Demostratat në Iran për vdekjen e e Mahsa Amini të cilat kanë hyrë në muajin e tretë janë bërë edhe më të përgjakshme. Forcat iraniane kanë dhunuar gratë në një stacion metroje të cilat refuzojnë të mbajnë hixhab. 15 persona të tjerë humbën jetën në disa qytete për shkak të vendimit të dënimit me vdekje për zhvilimin e protestave.

Forcat iraniane të sigurisë kanë hapur zjarr ndaj njerëzve në një stacion metroje në Teheran dhe kanë dhunuar disa gra që nuk mbanin hixhab, ndërsa protestat për vdekjen e Mahsa Amini kanë hyrë në muajin e tretë.

Pamjet e shpërndara në mediat sociale treguan pasagjerët që vraponin drejt daljeve, ndërsa disa të tjerë të shtrirë në tokë. Video të tjera tregonin forcat e policisë duke u future nëpër vagona dhe duke rrahur gratë me shkopinj.

Stacionet e metrosë dhe transporti publik  shpesh të patrulluar nga policia e moralit janë vendosur nën shënjestër ku një pjesë e madhe e vajzave kanë refuzuar të mbajnë shami pas vdekjes së 22 vjeçares së paraburgim Mahsa Amini në muajin shtator. “Ne do të luftojmë! Ne do të vdesim! Ne do ta marrim përsëri Iranin!”  ishin thirrjet e dhjetra protestuesve në disa zona të Teheranit.

Demonstratat u intensifikuan kur organizatorët e protestës bënë thirrje për dalë në rrugë në përkujtin të “Nëntorit të përgjakshëm” të 2019-ës, kur qindra u vranë gjatë protestave kundër rritjes së çmimit të karburanteve.  Policia qëlloi për vdekje rreth 15 persona  mes tyre edhe një djalë nëntë vjeçar.

Agjencitë shtetërore të lajmeve bënë të ditur se dy patrulla vullnetarë ishin mes të vdekurve ndërsa 10 të tjerë u plagosën. Minoriteti etnik arab i Iranit i është bashkuar protestave të shkaktuara nga vdekja e Amini. Si pasojë e demostratave të dhunshme një shkollë u dogj ndërsa dëmet ishin të konsiderueshme edhe në disa qytetet të tjera.

Më shumë se 300 njerëz janë vrarë nga forcat e sigurisë gjatë dy muajve, sipas grupit të të Drejtave të Njeriut në Iran. Rreth 15,000 njerëz janë arrestuar, një shifër që autoritetet iraniane e mohojnë. Pesë protestues deri më tani janë dënuar me vdekje. Në fillim të këtij muaji, 272 nga 290 ligjvënësit iranianë votuan për zbatimin e dënimit me vdekje për krime të rënda kundër shtetit dhe përsëritën kërkesat për të marrë një qëndrim më të ashpër kundër trazirave që tregojnë pak shenja të zbutjes.

Gazetare: Livia Kallfa

Lexo gjithashtu
Total
0
Share