Sulme ajrore në kampet e refugjateve, të paktën 18 viktima
Fakti që rezoluta nuk përfshin ose nuk i bën thirrje Izraelit të t’i japë fund të gjitha operacioneve të tij ushtarake në Rripin e Gazës jep pak shpresa tek palestinezët se dicka mund të ndryshojë për ta .
Dhjetra civilë kanë humbur jetën pas një sërë sulmesh ajrore izraelite në kampet e refugjatëve Bureij dhe Nuseirat të Gazës qendrore, si dhe kampin e refugjatëve Jabalia në veri.
Ministria e Punëve të Jashtme Palestineze akuzoi Izraelin se po përshkallëzon sulmet për të penguar zbatimin e rezolutës së Këshillit të Sigurimit që u miratua të premten.
Krahas sulmeve të vazhdueshme ajrore, shumë palestinezë duhet të përballen edhe me kushtet të vështira të jetesës mes mungesës së ushqimeve dhe karburantit.
Që nga fillimi i tetorit, sulmet izraelite në të gjithë Gazën kanë dëmtuar furrat lokale dhe depot e ushqimit, së bashku me rrugët që përdoren për transportin e ndihmave humanitare./KlanNews
Xhuana Lika