Inteligjenca britanike: Putin po përgatitet për një luftë të gjatë në Ukrainë

Ligji i ri ushtarak rus sugjeron se Moska po pret një konflikt të gjatë në shtetin ukrainas, paralajmëron inteligjenca britanike.

Një ligj i ri rus ka hequr një pengesë që u ka mundësuar burrave të shmangin angazhimin në ushtri ndërsa sugjeron se Moska po përgatitet për një konflikt të gjatë në Ukrainë, thotë Ministria e Mbrojtjes e Mbretërisë së Bashkuar.

Presidenti rus, Vladimir Putin u raportua se kishte nënshkruar një projekt-ligj që krijonte një sistem dixhital të ftesave, duke e bërë më të lehtë mobilizimin e rusëve dhe ka ngjallur frikë në vend mes luftës me Ukrainën./EO/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share