Inteligjenca artificiale parashikon: Kjo kombëtare do të jetë zhgënjimi i madh i “Euro 2024”

Ka pritshmëri shumë të mëdha, si zakonisht, për të ditur se çfarë do të ofrojë “Euro 2024”, i cili do të zhvillohet në Gjermani nga 14 qershori, dita e hapjes, deri më 14 korrik, dita e finales.

Nëse pak ditë më parë AI ‘OpenAI’ na zbuloi se favoriti i madh për të ngritur kupën në fund të turneut është Franca, rezulton se kombëtarja që mund të dështojë keq nuk është askush tjetër, veçse Gjermania mikpritëse. Kjo kombëtare nuk është duke përjetuar vitet e saj më të mira.

Një nga arsyet kryesore janë padyshim problemet që po ndodhin në pankinën gjermane. Hansi Flick nuk u shkarkua as një vit më parë dhe megjithëse Julian Nagelsmann mori detyrën, ai nuk ka mundur të sjellë stabilitet, veçanërisht pasi ka pasur pak kohë për të zbatuar idetë e tij.

Nuk kanë qenë shumë inkurajuese as ndeshjet e fundit miqësore. Është e vërtetë që në miqësoret e marsit, gjermanët mundën Francën dhe Holandën, por në të fundit nuk mundën dot Ukrainën dhe fituan me shumë vështirësi ndaj grekëve. Para këtyre dueleve kishin humbur ndaj Austrisë e Turqisë, rivalë mesa duket inferiorë.

Gjithashtu në nivel skuadre, Gjermania nuk duket si në edicionet e tjera të Europianit. Edhe pse duhet theksuar se rikthimi i Toni Kroos në moshën 34-vjeçare është lajm i mrekullueshëm për Nagelsmann, rinia e disa prej lojtarëve të tij shkakton njëfarë mungesë eksperience në një turne madhor (si me Musiala apo Wirtz). Futbollistë të tjerë si p.sh. Leroy Sané dhe Kai Havertz janë të parregullt.

Së fundi, dhe një faktor që duhet marrë parasysh, është se Gjermania ka presionin e të qenit mikpritëse. Ka shumë skuadra që e marrin këtë si një shtysë, që iu jep moral për ta përballuar si duhet Europianin, por është një “thikë me dy presa” nëse nuk e nis mirë para tifozëve të vet, gjë që mund të sjellë rreziqe.

 

Lexo gjithashtu
Total
0
Share