Inteligjenca Artificiale mund të prekë 300 milionë vende pune

Inteligjenca Artificiale mund të zëvendësojë 300 milionë vende pune me kohë të plotë, thotë një raport i bankës “Goldman Sachs”.

Sipas këtij raporti, Inteligjenca Artificiale do të mund të zëvendësojë ¼ e punëve në SHBA dhe në Europë.

Inteligjenca Artificiale shihet si një mundësi për të nxitur produktivitetin në të gjithë ekonominë.

Raporti evidenton se ndikimi i kësaj teknologjie do të jetë i ndryshëm në sektorë të ndryshëm. Për shembull, në ndërtim Inteligjenca Artificiale do të ndikojë 6%, në mirëmbajtje 4%, në profesionet në administratë 46% etj.

Ana negative e Inteligjencës Artificiale është se mund të ndikojë në uljen e pagave në sektorë të ndryshëm për shkak se nuk do të kenë vështirësi pune. /tvklan.al

Lexo gjithashtu
Total
0
Share