Kjo bën të mundur identifikimin e ndotësve apo sëmundjeve në një kohë mjaft të shpejtë
Inteligjenca artificiale projekton proteina që nuk ekzistojnë në natyrë. Ky është projekti ambicioz që ka si qëllim përdorimin e këtyre proteinave për manipulimin dhe mposhtjen e viruseve. Metoda e re është realizuar nga grupi kërkimor i Universtetit të Washingtonit në Seattle dhe është publikuar në revistën shkencore “Nature”. Sipas kërkuesve, është një hap mjaft i rëndësishëm, pasi bën të mundur krijimin e molekulave te nevojshme në shumë sektorë, nga ato që do të shërbejnë për identifikimin e ndotësve apo sëmundjeve, realizimin e nanomakinave dhe e gjitha në kohë mjaft të shkurtër.
Deri më sot me anë të IA, brenda një viti, u arrit të realizohej struktura tredimensionale e pjesës më të madhe të proteinave të çdo organizmi të gjallë, dhe numërohen mbi 200 mln të tilla. Dhe arritja e rradhës është pikërisht dizenjimi i proteinave të reja, molekulave 3D që në fakt nuk ekzistojnë.
E para e realizuar është një proteinë që është në gjendje të lidhet me sipërfaqen e një virusi gripi. Autorët shpjegojnë se kjo tipologji mund të bëjë të mundur edhe krijimin e molekulave që mund të dallojnë menjeherë një virus specifik, në ujë, në ajër, apo në organizmin njerëzor.
Klan News