Nëse shpenzoni më shumë kohë në Instagram duke parë Reels, mund të fajësoni inteligjencën artificiale. Marrk Zuckerberg është shprehur se koha që përdoruesit kalojnë në aplikacion është rritur me 24% që prej lançimit të videove të shkurtra.
CEO i kompanisë Meta ia atribuoi këtë rritje investimeve në inteligjencën artificiale që ndihmoi shpërndarjen e Reels te përdoruesit.
“Reels vazhdon të jetë më sociale me njerëzit që shpërndajnë më shumë se 2 miliardë prej tyre çdo ditë, duke u dyfishuar në 6 muajt e fundit”.
Gjigandi i teknologjisë është shprehur se inteligjenca artificiale fuqizon rekomandimet dhe infrastrukturën e renditjes që vë në lëvizje të gjitha produktet, nga faqet kryesore, Reels dhe reklamat.
“Së bashku me shpërndarjen e përmabjtjes nga miqtë dhe familjarët, më shumë se 20% e përmbajtjes në faqen tuaj të Instagram dhe Facebook vjen nga inteligjenca artificiale që rekomandon njerëz, grupe apo llogari që s’i ndiqni.
Në Instagram, kjo është 40% e pëmbajtjes që shihni. Qëkur kemi lançuar Reels, rekomandimet nga inteligjenca artificale kanë rritur me 24% kohën e kaluar në aplikacion”.
Inteligjenca artificiale gjithashtu ka përmirësuar monetizimin e Reels duke e rritur me 30% në Instagram dhe 40% në Facebook./tvklan.al