Integrimi në BE, Greqia vendos barrierën e parë për Shqipërinë

Shkak çështja “Beleri”

Për shkak të çështjes “Beleri”, Greqia ka vendosur barrierën e parë ndaj integrimit evropian të Shqipërisë.

Media “Kathimerini” deklaron se Athina zyrtare nuk ka firmosur për çeljen e kapitujve, duke qenë shteti i vetëm i BE-së që kundërshton mes 27 vendeve anëtare.

Greqia kërkon që Belerit t’i jepet mundësia për t’u betuar si kryetar i Bashkisë së Himarës, gjë që deri tani, është kundërshtuar nga gjykata.

Kathimerini thotë se është e qartë se Athina mund të rishikojë qëndrimin nëse Tirana zyrtare tregon se ka vend për diskutim dhe jo një shfaqje force nga ana e zotit Rama.

Gjithashtu, në shkrim theksohet se vendimi i Greqisë, krijon një pengesë edhe për Maqedoninë e Veriut pasi ishte rënë dakord që procesi i integrimit të zhvillohej njëkohësisht për të dy vendet.

Por Kathimerini thekson se Shkupi ka gjetur dakordësi me Sofien, çka mund ta shkëpusë në rrugën e përbashkët të integrimit, me Shqipërinë.

Komisioni Europian votoi progress-raportin vjetor për Shqipërinë dhe vendosi t’i rekomandojë Këshillit Europian çeljen e kapitujve që pritet të vendoset në samitin e Dhjetorit.

KlanNews

Lexo gjithashtu
Total
0
Share