Një festival i muzikës klasike në Kopenhagë, Danimarkë është çelur me pjesëmarrjen e disa ‘instrumentistëve’ të veçantë.
Pamje nga shfaqja paraqesin tre qenushë që ndihmojnë në realizimin e Simfonisë së Gjuetisë, një vepër e njohur fare pak, e cila është kompozuar nga babai i Wolfgang Amadeus Mozart, Leopold.
Dirigjenti Adam Fischer mori në audicion me dhjetëra qen për rolet dhe tha se po respektonte dëshirën e kompozitorit i cili donte që pjesa e caktuar e veprës të shoqërohej nga lehja e zagarëve.
Cookie, Sophus dhe Sica u përzgjodhën për të lehurën e tyre dhe u trajnuan për tre muaj rresht që jo vetëm të lehnin kur iu kërkohej, por edhe të qëndronin urtë përgjatë performancës./tvklan.al