Fekalet nuk ndikojnë drejtpërdrejtë në sistemin e ujësjellësit
Nuk ka ndotje të ujit në sistemin e ujësjellësit Rashçe që e furnizon qytetin e Shkupit thonë nga Inspektoratin Shtetëror për Mjedis, njofton KlanM.
Në inspektimin e jashtëzakonshëm që është bërë dje, inspektorët e mjedisit kanë konstatuar se nuk ka ndotje të ujit të pijshëm me substanca të ndaluara dhe informojnë se burimi Rashçe i furnizon qytetarët e Shkupit përmes sistemit të mbyllur të gypave metalikë.
“Në komunikim me NP “Ujësjellës Kanalizime” është konstatuar se ujërat e zeza fekale nga fshatrat Rashçe dhe Kopanicë nuk kanë potencial të ndikojnë drejtpërdrejt në sistemin e ujësjellësit të Qytetit të Shkupit. Këtë e vërtetojnë edhe raportet nga monitorimi i vazhdueshëm që “Ujësjellësi” e kryen me laboratorin e vet të akredituar. Analiza kimike dhe biologjike e ujit të pijshëm nga mostrat e marra në tre lokacione në Rashçe dhe Kondovë, sipas Dekretit për Klasifikimin e Ujërave Nr. 18/99, tregon se mostrat e testuara i përkasin klasës së parë”, thonë nga Ministria e Ambientit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor.
Klan M ishte ne terren dhe pa se si Vardari ka përmbytur edhe hapësirën afër burimit.
E gjithë kjo për shkak se shtrati i Lumit Vardar nuk është i rregulluar. Ndërsa banorët deri më tani kanë druajtur se uji përzihet me ujërat e zeza ndërsa pastaj përfundon në rezervuarin e ujësjellësit, prej ku furnizohet me ujë i gjithë kryeqyteti. Ata poashtu kanë alarmuar se ujrat e zeza kanë shkatëruar edhe te mjellat e tyre. /KlanMacedonia