SHKRESË INSTITUCIONEVE DHE MINISTRIVE
Inspektorati shtetëror Sanitar dhe Shëndetësor pas inspektimit të jashtëzakonshëm në Spitalin Psikiatrik në Shkup, lidhur me dhunën fizike ndaj pacientëve, u ka dërguar shkresa disa institucioneve që të ndërmarrin masa për të parandaluar përsëritjen e incidenteve, njofton KlanM.
Inspektorati ka konstatuar se në repartin gjyqësor më 20 Maj, në orët e natës ka ndodhur një rrahje midis katër pacientëve të akomoduar në këtë repart.
Në pamjet që u shpërndanë nëpër rrjetet sociale shihej se në cfarë mënyre u bëhej pritja pacientëve të rinj që vinin në këtë repart. Inspektorati, sic njofton KlanM, kërkon masa urgjente që të parandalohen dukuri të këtilla.
”Inspektorati shtetëror Sanitar dhe Shëndetësor me anë të shkresës I është drejtuar Ministrisë për Punë të Brendshme – Byrosë për Siguri Publike që 24 orë të sigurojë me policë këtë repart gjatë 30 ditëve të ardhshme për të paradaluar incidentet e ngjashme. Shkresë I është dërguar edhe Ministrisë së Drejtësisë ku potencohet nevoja që policia e burgut krahas burgjeve t`i sigurojë edhe institucionet psikiatrike ku zbatohet masa e sigurisë për persona të dënuar për të cilët është i domosdoshëm mjekimi psikiatrik” – thonë nga Inspektorati shtetëror Sanitar dhe Shëndetësor
Inspektorati, sic njofton KlanM, ka kërkuar të mbahet një takim urgjent me përfaqësues të PTHP-së, Gjykatës Themelore Penale për ekzekutimin e sanksioneve, Ministrisë së Shëndetësisë dhe Ministrisë së Drejtësisë, sic thonë, për të siguruar resurse të mjaftueshme për të mbrojtur pacientët e akomoduar në Spitalin Psikiatrik në Bardovcë. /KlanMacedonia/