Inspektorët komunal në Tetovë janë duke kryer aksionin për lirimin e hapësirave publike nga reklamat dhe pajisjet jolegale nëpër qytet. Kështu njoftojnë nga administrata lokale, sipas të cilëve, aksioni do të vazhdojë edhe në ditët në vijim.
“Në rrugët “Boris Kidriç”, “I.R.Llolla”, si dhe në Qendër të qytetit ka vazhduar aksioni i Inspektoriatit komunal për lirimin e hapësirave publike, largimin e reklamave të jashtëligjshme dhe të tjera. Ky aksion, i cili është vazhdimësi e aksioneve të mëparëshme do të vazhdojë për çdo ditë për më shumë rend, siguri dhe ligj në Tetovën tonë”, thonë nga Komuna e Tetovës./KlanMacedonia