Inspektorati Shtetëror Sanitar Shëndetësor, ka kryer inspemtim në Klinikën Universitare për Sëmundjet e Fëmijëve në Shkup.
Gjatë inspektimit, janë konstatuar disa mangësi në përputhje me vendimet e mëparshme, duke përfshirë:
- Mjekët praktikantë dhe lejet e punës: Nga 14 mjekë praktikantë që plotësojnë kushtet për licencën e përkohshme, vetëm dy janë pajisur me leje pune të përkohshme, dhe nuk është dorëzuar kërkesë për sigurimin e lejeve të tjera për punë të përkohshme në Ministrinë e Shëndetësisë.
- Mjekët e turneve të natës dhe ambulanca: Gjatë turneve të natës, Klinika ka punësuar mjekë praktikantë pa leje pune të përkohshme dhe mjekë që nuk plotësojnë kërkesat për të qenë praktikantë të lartë.
- Mungesa e specialistëve në ambulancën e gatishmërisë: Nga 45 mjekë specialistë të punësuar, vetëm tre janë në shërbim, dhe asnjë prej tyre nuk është në ambulancën e gatishmërisë, ku ekzaminimet mjekësore kryhen nga praktikantë pa nënshkrimin dhe vulën e mjekëve specialistë.
Për këto mangësi, është shpallur urdhërpagesë kundërvajtëse për ISHP QSU dhe personin përgjegjës, me një gjobë prej 4.000 euro për institucionin dhe 1.200 euro për personin përgjegjës. Nëse gjobat paguhen brenda tetë ditëve nga dita e pranimit të urdhërpagesës, shuma do të zvogëlohet në 2.000 euro për institucionin dhe 600 euro për personin përgjegjës.