Inspektimet nëpër Universitete/ Janevska: Për shkak të parregullsive mbyllen dy institucione

Në disa universitete janë konstatuar parregullësi, këtë e bëri të ditur sot ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Vesna Janevska. Ajo deklaroj se inspektorati shtetëror arsimor tani më po punon për të gjitha raportet që kanë aritur në Ministrinë e Arsimit për konstatimin e të gjitha parregullësive.

“Tashmë në disa universitete procesi është fare pranë përfundimit, pra kemi vijuar me vendosjen e gjobave për komisione rishikuese, dekane dhe rektorë. Tashmë ka pasur një kontroll në Shtip, presim raportin, por është e rëndësishme që të gjitha universitetet të kalojnë në këtë proces dhe kudo që të përfundojnë proceset, rezultatet do të publikohen në mënyrë publike dhe transparente. Në tre universitete deri më tani janë konstatuar parregullsi” – tha Janevska.

 Janevska po ashtu njoftoi se përveç universiteteve parregullsi janë konstatuar edhe nëpër disa instutcione, nga ku vijnon procesi për mbylljen e tyre.

“Po, parregullsi janë konstatuar jo vetëm në universitete, por edhe në institute. Procesi i mbylljes së dy instituteve ka përfunduar plotësisht, procesi vazhdon edhe në këto momente, me shumë gjasa edhe për tre të tjera” – tha Janevska.

Në lidhje me universitetet tek të cilat janë shfaqur parregullësi, Janevska njoftoi se ende nuk mund të thuhet se do të ketë mbyllje të tyre, për këtë pret që të vendosë inspektorati.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share