Tragjedia në Koçan nxori në pah shumë lëshime në rregulloren ligjore, tha sot zv.ministri i Ekonomisë dhe Punës Marijan Risteski lidhur me dhënien e licencave për diskotekat, kabaretë, dhe objektet e tjera gastronomike.
Ai tha se kontrollet do të shtohen më shumë përgjatë dhënjës së licencave për punë.
MARIJAN RISTESKI – ZV. MINISTËR I EKNOMISË DHE PUNËS
“Ndryshimet e reja në ligjin për gastronomi miratohen për rritjen e standardit të sigurisë të cilat duhet t`i plotësojnë të gjitha objektet që kryejnë veprimtari gastronomike, kontrolle më të mëdha në dhënien e licencave si dhe vërtetim të qartë të detyrimeve të të gjitha institucioneve të shtetit lidhur me këtë proces”.
Shtoi se do të ashpërsohen më shumë kritret drejt objekteve gastronomike, një nga nismat për ndryshimin e ligjit do të jetë themelimi i nje komisioni të veçantë për këtë.
MARIJAN RISTESKI – ZV. MINISTËR I EKNOMISË DHE PUNËS
“Do të ashpërsohen shumë kriteret siç dhe paralajmrova pra një nga idetë është krijimi i nje komisioni, siç kemi komision për kategorizimin e hoteleve, për përcaktimin e licencav e për restorantët, fatkeqësisht nuk është paraparë në ligj dhe në rregullore në ME, sektori i gastronomi, miratimi i komisionit për kontrollin e kushteve që duhet të plotësojnë këto klube. Një nga nismat për ndryshimin e ligjit do të jetë themelimi i një komisoni të këtillë”.
Qëllimi është se në këtë komision të përfshihen disa institucione dhe profesionistët në fushën e tyre që do të garantojnë me nënshkrimin e tyre në procesverbal që do ta bëjnë, jo pasi të jepet licenca, por kur të jepet për objektet siç janë Kabaret, klubet e natës dhe diskotekat.