Inspektime në ”Zhan Mitrev” – ende s’ka dëshmi nëse është eksperimentuar me covid pacientë

ENDE PO BËHËN HULUMTIME DHE MBLEDHJA E FAKTEVE

Ministri i Shëndetësisë Bekim Sali i mblodhi të gjithë drëjtorët përgjegjës për vëzhgimin e punës së Klinikës së Zhan Mitrevit, por asnjëri nuk dha përgjigje a është konstatuar shkelje gjatë mjekimit të pacientëve me Kovid 19, dyshim që hapi storja e publikuar dy ditë më parë nga gazetarët e Laboratorit investigativ. Sali tha se do t’u duhet ende kohë për të hulumtuar se kush ka bërë shkelje por premton se përgjegjësi do të ketë, raporton Klan M.

“Askush nuk është mbi ligjin, andaj ky rast nuk do të harrohet dhe do ta zhvillojmë deri në zgjidhje përfundimtare. Minisitria e Shëndetësisë mbetet e hapur për bashkëpunim me Prokuproinë Publike. Në Maqedoninë e Veriut nuk ka të paprekshëm. Nëse vërtetohet shkekelje përgjegjësi do të ketë” – deklaroi Bekim Sali, ministër i shëndetësisë.

Drejtori i Agjensionit të barnave Lirim Shabani thotë se është caktuar një komision i Etikës i cili po I mbledh provat klinike.

“Dje pasdite një pjesë e madhe e dokumentacionit e kanë sjellur në Agjensionin për barna sot edhe fizikisht kanë ardhur. Për momentin po zhvillohen takime me Klinikën së bashku me Agjensionin. Do të konstatohet a ka pasur studime klinike. A kanë qenë me leje të aprovuara ose nuk kanë qenë të aprovuara konform këtyre konstatimeve agjensioni do të merr masa” – deklaroi Lirim Shabani.

IRINKA SOTIROVSKA BUKOVA DREJTORESHË NË INSPEKTORATIN SANITAR SHËNDETËSOR

“Në klinikën “Zhan Mitrev” janë kryer tre kontrolle të rregullta dhe nëntë kontrolle të jashtëzakonshme” – tha Irinka Sotirovska Bukova.

Ndërsa oda e mjekëve në komisionin që ka formuar po bën hulumtin se a ka pasur gabim mjekësor gjatë mjekimit të pacientëve në Klinikën e Zhan Mitrevit.

“Oda e mjekëve gjatë gjithë kohës ëzhgon punën e mjekëve. A ka pasur gabim mjekësor këtë nuk mund ta them pasi është një konstatim serioz, këtë do tua lëmë kolegëve të lëmisë të konstatojmë. Tash nëse shkoni në mishtore nuk do t’ua presin mishin menjëherë” – deklaroi Kalina Stardellova, kryetarja e odës së mjekëve.

Hulumtimi “Gjaku i papastër”, që ka të bëjë me metodën e hemofiltrimit gjatë pandemisë nga ana e Klinikës “Zhan Mitrev”. Në këtë serial kryesisht dominon dëshmia e Familjes Brezevi, ku një anëtar I kësaj familjeje ka vdekur pasi i janë administruar më shumë hemofiltrime, kurse ka marrë edhe infeksione bakteriale intrahospitale që kanë ndikuar në përkeqësimin e situatës së tij shëndetësore.

Hulumtimi I IRL-së bazohet në 24 denoncime të qytetarëve nga RMV-ja dhe Kosova, sipas së cilëve, pacientët edhe pse kanë paguar shuma të majme të parave janë shfrytëzuar si “minj eksperimental”, pa u njoftuar se janë pjesë e një studimi mjekësor. Pas publikimit të storjes “Gjaku I papastër” nga IRL-ja lëndë ka hapur Prokuroria Publike. Janë prononcuar edhe nga Klinika “Zhan Mitrev” të cilët thonë se janë të “tmerruar nga gjuha e urrejtjes drejtuar institucionit duke I quajtur këto lajme si të fabrikuara. /KlanMacedonia/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share