Inskenoi vrasjen e gruas, arrest në burg 30 ditë për Naim Murselin dhe 2 bashkëpunëtorët

KOSOVË – Gjykata Themelore e Prishtinës ka caktuar masën e sigurisë arrest në burg 30 ditë për Naim Murselin dhe dy bashkëpunëtorët e tij, Granit Pllava e Kushtrim Kokalla, të akuzuar për vrasjen tragjike të Liridona Ademajt.

Seanca u zhvillua me dyer të mbyllura, ndërsa para gjykatës shkuan edhe familjarë të viktimës. Vëllai i Liridonës u ka kërkuar autoriteteve zhvarrosjen e trupit të Liridonës në mënyrë që ajo të prehet në fshatin e saj të lindjes.

Para gjykatës u mbajt edhe një protestë simbolike.

Bashkëshorti i viktimës, Naim Murseli është personi që inskenoi vrasjen e gruas së tij Liridona Ademajt dhe angazhoi Granit Pllavën e Kushtrim Kokallën për të kryer krimin që të ngjante si grabitje fatale.

Hetuesit kosovarë thonë se ai i kishte paguar 30 mijë Euro për kryerjen e aktit makabër.

30-vjeçarja Liridona Ademaj u vra më 29 Nëntor. Pas krimit, burri organizator shkoi edhe në varrim, ndërsa ai u arrestua nga policia të premten pasi hetuesit zbuluan skemën e përdorur prej tij.

/tvklan.al

Lexo gjithashtu
Total
0
Share