FISNIK NUHII: DO TA KEMI RENOVËN SIÇ E KISHIM DERI TANI
Akademia e futbollit Renova vijon punën pa ndërpre por tani edhe me kushte fenomenale sa i përket infrastructures sportive, meqë në Kompleksin Sportiv “Renova” ka dy terene që plotësojnë të gjitha kriteret për punë cilësore dhe profesionale, raporton Klan M.
Klubi I futbollit Renova e cila pas plot 19 viteve para fillimit të sezonit 2022/2023 u largua nga garat e Ligës së Parë që paraqet një humbje e madhe për futbollin vendor. Por klubi i futbollit vazhdon fuqishëm punën me Akademinë e futbollit, por ajo që është më e rëndësishme me infrastructure të nivelit të lartë pasi kanë në disponim dy terrene një me barë natyror dhe tjetra me barë artificial si pjesë e Kompleksit Sporetiv Renova
“Na gëzon fakti që pronarët tanë kanë bërë kushte fenomenale pë punë për këtë Akademi të futbollit. Dhe besojmë që do nxjerrim kualitet nga këto djem sepse kushtet e lejojnë që të punohet në mënyrë kualitative. Siç u thash besojm që një grup i këtyre fëmijëve një ditë përsëri do të ajtivizohen tek Renova si ekip e parë” – deklaroi Fisnik Nuhii
Infrastruktura sportive që vijon të kompletohet jepë shpresë të madhe se klubi i futbollit Renova , sërish mund të kthehet aty ku edhe e ka vendin në elitën e fubollit.
“Ka edhe shumë punë për t’u bërë, por pronarët tanë vetëm po investojnë te objekti çveshtoreve, tek tribuna, tek tribuna kryesore që do të fillojë vitin e ardhshëm dhe te terreni me barë natyrorë. Besoj se kur do të kompletohet do të kemi Renovën siç e kishim deri tani” – tha Nuhii.
Klubi futbollit Renova gjatë 17 sezoneve në Ligën e Parë ishte njëra nga skuadrat më stabile në aspektin organizativ. Është skuadra e parë shqiptare që fitoi titullin kampion i vendit në sezonin 2009/2010, fitues i Kupës në vitin 2012 , ndërsa shtatë here ka përfaqësuar vendin në garat Europiane. /KlanMacedonia/