Influencuesja ndan një ‘truk’ se si mund të zgjidhni vendin më të mirë në fluturim

Ekziston një truk pak i njohur që mund të përdorni përpara se të hipni në një aeroplan dhe mund t’ju sigurojë vendin më të mirë në fluturim, sipas një influencuese.

Marrja e ulëses më të mirë në një aeroplan mund të bëjë ndryshimin në aspektin e rehatisë kur jeni duke fluturuar, veçanërisht nëse është një fluturim i gjatë.

Megjithatë, në ditët e sotme shumë linja ajrore ju detyrojnë të paguani pak – ndonjëherë shumë – para shtesë për të rezervuar vendin që dëshironi.

.Por, Sheridan e cila dokumenton udhëtimin e saj jashtë vendit me bashkëshortin Greg në TikTok, thotë se ka diçka që mund të bësh përpara se të hipësh në aeroplan, që do të thotë, ndonjëherë, mund të “zgjidhësh” se çfarë ulëse dëshironi.

Në një video të fundit të TikTok, ajo filmoi veten dhe Gregun në pjesën e pasme të një radhe pasagjerësh që po shkonin për në aeroplan.

Ajo shkroi: “Truku i fluturimit: Gjithmonë hipni i fundit dhe në atë mënyrë mund të zgjidhni çdo vend që është i lirë”.

Hack # 2 – check in the morning of your flight not the night before… they’re likely to give you a seat alone. #travelhack #flighthack #airporthack ♬ Bed Chem – Sabrina Carpenter

 

Lexo gjithashtu
Total
0
Share