Inflacioni në Turqi! Qytetarët bojkotojnë bizneset…

Qytetarët në Turqi kanë bojkotuar për 24 orë bizneset. Ata kanë vendosur që mos të ulen në lokale apo të blejnë në markete e dyqane për të kundërshtuar cmimet e larta

Kjo ishte situata këtë të mërkurë në Stamboll.

Lokalet ishin bosh. Po ashtu edhe marketet dhe biznese të tjera.

Qytetarët iu bindën thirrjes së opozitës për biojkot 24 orësh duke kundërshtuar cmimet e larta.

Vetë qytetarët janë të ndarë në mendime për këtë nismë

Një nismë e tillë u ndërmorr për shkak të gjendjes së rëndëar ekonomike në vend. Inflacioni është në rritje ndërsa edhe monedha vendase Lira ka humbur vlerë. Një euro këmbehet aktualisht me afro 41 lira ndërsa një dollar këmbehet me afro 38 lira turke.

Bojkoti ka prekur edhe sektorin e medias. Opozita ka bërë thirrje për bojkotim të televizioneve pro qeveritare duke sjellë një rënie të audiencës.

Një reagim i tillë qytetar vjen pas arrestimit të kryebashkiakut të Stambollit Ekrem Imamoglu ndërsa prej disa ditësh opozita është në protestë

Lexo gjithashtu
Total
0
Share