Inflacioni i matur nëpërmjet indeksit të kostos për jetesë në maj 2024, krahasuar me prillin e vitit 2024, është 0.9 për qind, njoftoi Enti shtetëror i statistikave.
Rritja e inflacionit në maj të vitit 2024, krahasuar me prillin 2024, është rezultat i rritjes së kostos për jetesë në grupet e mëposhtme: restorante dhe hotele për 3.1 për qind, rekreacion dhe kulturë për 2.1 për qind, transport për 1.9 për qind, veshje dhe këpucë për 1.5 për qind, mobilje, sende shtëpiake dhe mirëmbajtje për shtëpi për 1.0 për qind, ushqime dhe pije joalkoolike për 0.7 për qind, mallra dhe shërbime të ndryshme për 0.4 për qind, banesa, ujë, energji elektrike, gaz dhe lëndë djegëse të tjera, shëndetësi për 0.1 për qind.
Në maj të vitit 2024, krahasuar me prillin e vitit 2024, është vërejtur ulje e kostos për jetesë në grupën: komunikim për 0.3 për qind.
Kostoja e jetesës në grupet: pijet alkoolike, duhani, narkotikët dhe arsimi mbeten në të njëjtin nivel si në muajin e kaluar.
Indeksi i çmimeve me pakicë në maj të vitit 2024 krahasuar me prill e vitit 2024 është 101.3.
Indeksi i kostos për jetesë në maj të vitit 2024, krahasuar me muajin maj të vitit 2023, shënoi rritje nga 4.5 për qind, ndërsa indeksi i çmimeve me pakicë shënoi rritje nga 5.8 për qind.