Inflacioni vjetor në Bashkimin Evropian dhe në Eurozonë vijon të tregojë shenja lehtësimi.
Të dhënat në janar tregojnë që ka një rënie në 15 vende evropiane. Sidoqoftë janë 11 vende të tjera të cilat vazhdojnë të tregojnë rekord rritjeje, raporton Euronews, transmeton KlanKosova.tv
Inflacioni në BE ka qenë në rënie graduale që prej pikut prej 11.5 në tetor të vitit 2022. Në janarin e 2024-ës, inflacioni vjetor në BE ishte 3.1 përqind, me një rënie prej 3.4 përqind nga dhjetori, thotë Zyra e Statistikave e BE-së, bazuar në të dhënat e Eurostatit.
Kjo ka qenë në kontrast të madh me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, ku inflacioni ishte 10.0 përqind.
Në të njëjtën kohë, norma vjetore e inflacionit të Eurozonës ka qenë 2.8 përqind në janarin e 2024-ës, me rënie prej 2.9 përqind në dhjetor, konsiderueshëm më poshtë, sesa 8.6 përqindëshi i janarit të 2023-ës.
Sipas të dhënave të fundit, Turqia ka inflacionin më të lartë prej 64.9 përqind, pasuar nga Rumania me 7.3, Serbia, 6.4, Islanda 5.6 dhe Mali i Zi prej 5.0.
Derisa në pesë pozitat e fundit janë: Danimarka 0.9 përqind, Italia 0.9, Letonia 1.1, Lituania 1.1 dhe Finlanda 1.1 përqind.
Në këto të dhëna nga vendet e Ballkanit Perëndimor nuk është përfshirë vetëm Kosova.