Banka e Anglisë pritet të rrisë normën e interesit e cila pritet të jetë më e madhja që nga viti 1995
Rritja e çmimeve të naftës dhe ushqimeve muajin e kaluar e shtyu inflacionin britanik në shkallën më të lartë në 40 vitet e fundit, sipas shifrave zyrtare që rritën shanset për një rritje të rrallë të normës së interesit të Bankës së Anglisë me gjysmë pikë përqindjeje në Qershor.
Zyra për Statistikat Kombëtare ka bërë të ditur se inflacioni vjetor i çmimeve të konsumit u rrit në Qershor në 9.4%, më i larti që nga shkurti 1982, nga 9.1% që ishte gjatë muajt Maj. Shumë vende më të vogla të Bashkimit Europian aktualisht po shohin rritje edhe më të shpejtë të çmimeve.
Të dhënat e fundit tregojnë se Banka e Anglisë pritet të rrisë normën e interesit, e cila pritet të jetë më e madha që nga 1995. Banka e Anglisë i ka rritur normat pesë herë që nga Dhjetori, teksa përpiqet të ndalojë rritjen e inflacionit dhe pritet t’i rrisë ato sërish më 4 Gusht. Ekspertët janë shprehur se shtrëngimi i politikës monetare në mënyrë shumë agresive rrit rrezikun e recesionit duke vënë gjithnjë e më shumë në dukje faktorët globalë që nxisin këtë rritje inflacioniste.
Zyra për Statistikat të Mbretërisë së Bashkuar vuri në dukje një rritje prej 42% nga viti në vit të çmimeve të benzinës dhe një rritje pothuajse 10% të çmimeve të ushqimeve si nxitësit kryesorë të inflacionit muajin e kaluar, një goditje për familjet me të ardhura të ulëta. Çmimet për materialet dhe energjinë ishin 24.0% më të larta në Qershor se një vit më parë, rritja më e madhe që nga fillimi i këtyre regjistrimeve në 1985.
Kriza e kostos së jetesës ka shkaktuar një valë veprimesh nga sindikatat dhe është debatuar ashpër mes tre kandidatëve të mbetur në garë për të zëvendësuar Boris Johnson si kryeministër. Ata kanë premtuar ulje të menjëhershme të taksave, diçka që pretenduesi tjetër, ish-ministri i Financave Rishi Sunak, thotë se rrezikon të nxisë edhe më shumë inflacionin.
Klan News