Infermierja vodhi terapitë, pastaj largohet nga Maqedonia

KLISAROVSKA: ILAÇI NUK KA QENË I SHTRENJTË POR E KAM LARGUAR NGA PUNA

Ministri i Shëndetësisë Fatmir Mexhiti e uli drejtoreshën e Onkologjisë Violeta Klisatovska dhe atë financiar Halid Matoshi për për të sqaruar rastin e fundit për shpërndarjen e terapive për pacinetët me kancer.

Por e vetmja gjë që thanë është se ndjejnë keqardhje dhe se ata nuk janë fajtorët për rastin në fjalë. Kërkojnë nga organet e hetuesisë të dalin me emrat e të akuzuarve që të mos njollosen të gjithë mjekët të cilët e bëjnë punën me përgjegjësi dhe dinjitet.

Se ka pasur vjedhje të terapisë konfirmoi dretoresha e Klinikës së Onkologjisë Violeta Klisarovska edhe atë nga një infermiere e cila është zënë duke vjedhur terapi në qysh në vitin 2020, por organet e hetuesisë e kanë hequr akuzën e ajo pastaj sërish është kthyer në punë. Drejtoresha e tanishme sqaron se është kapur duke vjedhur më 28 shkurt 2023 kurse nga ajo ditë nuk është paraqitur në punë, që më vonë më 23 maj 2023 është pushuar nga puna.

“Ajo motër medicinale sërish u zu duke vjedhur dhe menjëherë është larguar.

Pse e keni kthyer në punë. Sa shance u jepni?

Unë asnjë shancë. Edhe unë çuditem se si është kthyer dhe u rekomandoj që këtë pyetje ta adresoni te drejtorët e mëparshëm. në atë moment infermierja nuk ka vjedhur ilaç të shtrenjtë por nuk është me rëndësi se çfar ka vjedhur unë menjëherë kam reagaur. Në periudhën kur isha si mjeke ka pasur ankesa për të cilët kam reaguar”, tha Violeta Klisarovska, drejtore e Klinikës së Onkologjisë.

Ministri i Shëndetësisë siguron se terapitë që i marrin pacinetët e sëmurë në Klinikën e Onkologjisë janë të sigurta dhe përderisa ai drejton me këtë dikastër qytetarët të mos kenë frikë se u jepet terapi e gabuar.

“Për hirë të disa proceseve kur rastet janë në Prokurori neve nuk na jepet mundësia që të japim informata më tepër. Por unë ju siguroj që këto 6 muaj sa jam ministër në Klinikën e Onkologjisë nuk ka shkelje. Ka ndodhur që për një terapi të vendos komisioni konsiliar”, tha Fatmir Mexhiti, Ministër i Shëndetësisë.

Infermierja që ka vjedhur terapi është jashtë shtetit, Mexhiti tha që organet e tjera të hetuesisë duhet të japin përgjigje se përse është lënë infermierja të largohet nga vendi.

Ndryshe, ditë më parë Prokuroria njoftoi se gjatë bastisjeve në Klinikën për Onkologji por edhe nëpër shtëpitë e disa punonjësve të klinikës, janë konfiskuar kompjuterë, të dhëna digjitale dhe dokumentacione. Ekspertiza do të tregojë nëse për shkak të përfitimeve ka pasur tregti me terapitë, respektivisht me jetët e pacientëve. Bastisjet janë në kuadër të parahetimeve të Prokurorisë, që ishin hapur pas një sërë tekstesh të botuara në javoren “Fokus”, se ekziston një rrjet i mirorganizuar kriminal në Klinikën për Onkologji, që kanë shitur terapitë e shtrenjta, ku në sistem janë vënë pacient fiktiv, kurse pacientëve tjerë në vend të terapisë së domosdoshme u janë dhënë terapi gjysmake, kurse pjesa tjetër është shitur në “tregun e zi”./KlanMacedonia

Lexo gjithashtu
Total
0
Share