Infermierët të pakënaqur me rritjen e fundit të pagave

“DO TË VAZHDOJMË BETEJËN PËR KËRKESAT PËR KOEFICIENTET DHE MARRËVESHJET KOLEKTIVE”

Komuniteti i infermierëve në vend nuk është i kënaqur me rritjen e fundit të pagave për punonjësit në në shëndetësi, njofton KlanM.

Kryetarja e Unionit të Shoqatave të Motrave Medicinale, Gordanka Beshliovska deklaroi para mediave se, edhe shumë premtime të tjera prej para një viti që nuk janë përmbushur.

Mes tjerash, sic njofton KlanM, ata kërkojnë që të vendosin koeficiente në bazë të specializimeve dhe detyrave që ushtrojnë në vendet e tyre të punës dhe të ketë grupe në marrëveshjet kolektive.

“Me rritje të këtillë lineare për të gjithë mbetet dallimi i njëjtë, do të thotë nuk zhvendosemi. Mungojnë grupet në marrëveshjet kolektive. Duhet t’i marrim koeficientet në bazë të kualifikimeve që punojmë në spitale. Kjo është bazike” – tha Gordanka Beshliovska, unioni i shoqata të motrave medicinale.

Në lidhje me këto kërkesa, sic njofton KlanM, ky union ka përgatitur edhe një propozim ligj me përbërjen paraprake të Ministrisë së Shëndetësisë, të cilin Beshliovska shpreson që të propozohet dhe të dorëzohet në Kuvend, duke theksuar se për këtë, pret mbështetjen e ministrit aktual.

“Rritja e pagave për momentin është një rritje minimale, nga se bëhet rritja lineare, vlen të theksohet se gati se, nuk është rritur asgjë. Ne nuk do të ndalemi këtu, së bashku me unionin, do të bëjmë marrëveshje edhe me sindikatën që ne pikë së pari të arrijmë deri në ligj, në odën e motrave dhe në rritje të koeficienteve” – tha Xhevat Salija, kryetar i shoqatës së motrave medicinale shqiptare Gostivar.

Ministri i Shëndetësisë, Fatmir Mexhiti, sic percjell KlanM, të enjten nënshkroi marrëveshje me sindikatat, në bazë të së cilës, pagat e të punësuarve në shëndetësi rriten prej 2000 deri në 3000 denarë. /KlanMacedonia/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share