Specialistët: Më shpesh i ndeshim te fëmijët e të sëmurët kronikë
Me frekuentimin e plazheve apo pishinave për të përballuar ditët e nxehta, shtohen edhe infeksionet e ndryshme tek pushuesit. Sipas mjekes Klodiana Zaharia gjatë kësaj periudhe problemet e veshëve janë më të shpeshtat veçanërisht tek të vegjlit.
“Me frekuentimin e deteve, pishinave dhe lumenjve kemi shtim të rasteve të numrit të pacientëve me dhimbje të veshëve, bllokim dhe infeksione të veshëve. Pra organi që preket më së pari gjatë frekuentimit të plazheve është organi i veshit. Grupi më i prekur janë fëmijët pasi ata janë që rrinë më shumë në pishinë, më gjatë në ujë dhe më pak në rërë dhe ekspozimi për kohë të gjatë të lëkurës së veshit në ujin e pishinës i cili është një acid i lehtë bën që të kemi fraxhilitet dhe hapjen e lëkurës dhe ekspozim ndaj gjthë baktereve që ndodhën në ujë.”
Nëse merret trajtim në kushte shtëpie pa rekomandimin e mjekut, situata mund të përkeqësohet më tej shprehen specialistët.
“Kemi shumë raste të tjera që mund të përdorin në të kundërt ilacë pa kriter pika tjetër për tjetër antibitik tjetër për tjetër dhe sigurisht që çon në agravimin e sëmundjes, pra nëse ishte një fillim otiti që mund të kalonte me dy tre ditë terapi, gjendja rëndohet skema shtohet dhe pacientit mund ti duhet shumë më shumë ditë, një javë, dhejtë ditë apo dy javë për tu rikuperuar pra të shkuar në gjendjen fillestare.”
Të sëmurët kronikë në sistemin ORL duhet të jenë më të kujdesshëm gjatë stinës së verës theksojnë specialistët dhe të mos neglizhojnë asnjë simptomë.
Klan News