Indonezianët udhëtojnë për Bajram me anije luftarake

Udhëtimi do të jetë falas ndërsa rreth 123.8 milionë besimtarë myslimane pritet të bashkohen me familjarët për festën

Ndërsa afrohet Fitër Bajrami myslimanët udhëtojnë drejt familjeve të tyre për të festuar fundin e muajt të shenjtë të Ramazanit.

Ndryshe nga vitet e kaluara ku indonezianët kanë udhëtuar me mjete si makina apo autobusë këtë herë një anije luftarake është vendosur në dispozicion për të dërguar besimtarët tek familjet e tyre.

“Ne kemi përgatitur dhoma për të vegjlit dhe nënat, si dhe për burrat. Kemi përgatitur dhoma mjekësore për kujdes të përgjithshëm dhe të specializuar. Gjatë lundrimit do të japim ushqim falas duke qenë se është Ramazani, do të ofrojmë iftar dhe vaktet e syfyrit. Anija është e pajisur edhe me objekte ku besimtarët do të luten”.

Mbi 1000 pasagjerë patën fatin të futen në këtë anije luftarake e cila gjithashtu ka ofruar udhëtim falas për myslimanët për në vendlindjet e tyre.

“Zakonisht udhëtojmë me motoçikletë ose me autobusë dhe kjo ka kosto. Një udhëtim falas është një përvojë e re për ne”.

Në Xhakartë, mbi 24,000 njerëz janë larguar për në vendlindjet e tyre me trena dhe 1,400 me autobusë, me numrin që pritet të rritet ndjeshëm në ditët në vijim. Udhëtimet për sezonin e Bajramit pritet të arrijë kulmin të premten dhe sipas ministrisë së Transportit vlerëson se rreth 123.8 milionë besimtarë do të mbushin autostradat.

Klan News

Lexo gjithashtu
Total
0
Share