India përfshihet nga vala e të nxehtit, rreth 100 viktima

Autoritetet kanë paralajmëruar qytetarët me probleme shëndetësore të qëndrojnë në shtëpi

India është përfshirë nga një valë e të nxehtit që ka shkaktuar deri më tani vdekjen e të paktën 98 personave.

Shumica e viktimave janë nga shteti verior i Uttar Pradesh dhe Bihar, atje ku edhe autoritetet kanë paralajmëruar personat e moshës mbi 60 vjeç dhe të gjithë ata që vuajnë nga sëmundje të ndryshme të qëndrojnë brenda gjatë ditës.

Qyteti më i prekur është Ballia pasi në tre ditët e fundit të paktën 400 persona janë shtruar në spital për shkak të problemeve shëndetësore.

Për shkak të situates së rënduar, autoritetet kanë siguruar shtretër shtesë në repartin e urgjencës për të përballuar fluksin e pacientëve.

Në disa pjesë të vendit është regjistruar temperatura 42.2 gradë Celsius, që sipas meteorologëve është 4.7 gradë Celsius mbi nivelin normal.

Gjatë valëve të të nxehtit, vendi zakonisht vuan nga mungesa të mëdha të ujit, me dhjetëra milionë nga 1.4 miliardë që u mungon uji i pijshëm.

Klan News

Lexo gjithashtu
Total
0
Share