Indi: Tragjedia hekurudhore, hetohen shkaqet

DYSHOHET GABIMI NË SISTEMIN E SINJALIZIMIT ELEKTRONIK

Në Indi ka nisur hetimi në lidhje me aksidentin tragjik që i mori jetën 300 personave pas përplasjes së trenave. Pjesë e hetimit janë bërë edhe dëshmitarë si dhe zyrtarë. India ka një ndër rrjetet më të mëdhaja hekurudhore por infrastruktura është e vjetëruar.

Tragjedia hekurudhore në Indi po hetohet për të nxjerrë përfundime për shkakun e vërtet të përplasjes së trenave.

Hetimet paraprake treguan se Coromandel Express, i cili ishte nisur nga Kalkuta drejt Chennai, hyri në binarët e gabuar  duke u përplasur me trenin e mallrave. Dyshohet se dalja e trenit u shkaktua nga një gabim në sistemin e sinjalizimit elektronik.

“Ne duhet të shkojmë drejt normalizimit… Përgjegjësia jonë nuk ka përfunduar ende” .

Rreth 120 kilometra  në veri, në Kharagpur, në shtetin e Bengalit Perëndimor, zyrtarët e hekurudhave dhe dëshmitarët po japin deshmi dhe prova per te zbardhur ngjarjen e rëndë. Ndërkaq shërbimet e trenave kanë rifilluar punën pas përplasjes fatale që i mori jetën 300 personave dhe plagosi mbi 1 mijë të tjerë.

India ka një ndër rrjetet më të mëdha hekurudhore në botë që  transporton më shumë se 13 milionë njerëz çdo ditë, por infrastruktura është e vjetëruar që shpeshherë është bërë shkak për përplasjen e trenave.

Përgatiti: Livia Kallfa

Lexo gjithashtu
Total
0
Share