11 meshkuj hindu të dënuar me burgim të përjetshëm për përdhunimin në grup të një gruaje myslimane shtatzënë gjatë trazirave hindu-myslimane në vitin 2002 janë liruar me falje. Ata u dënuan në fillim të vitit 2008 dhe u liruan nga burgu në Panchmahals në shtetin perëndimor të Gujarat këtë të hënë, pikërisht në ditën kur India festoi 75 vjet nga fundi i sundimit britanik.
Dhuna në Guxharat, një nga trazirat më të rënda fetare të Indisë çoi në vdekjen e më shumë se 1 000 njerëzve, shumica prej të cilëve myslimanë. Gujarat u drejtua më pas nga kryeministri aktual indian Narendra Modi si kryeministër dhe Partia e tij nacionaliste hindu.
Zyrtarët thanë për “Reuters” se Komiteti Këshillues i Burgjeve kishte rekomanduar lirimin e tyre pasi kishte marrë parasysh kohën që të 11-të kishin kaluar në burg dhe sjelljen e tyre të mirë.
“Fakti është se ata kishin kaluar afër 15 vjet në burg dhe kishin të drejtë për falje,” thanë zyrtarët.
Ligjet indiane i lejojnë të dënuarit të kërkojnë falje pas 14 vjetësh në burg.
Nga ana tjetër, opozita tha se lirimi i tyre bie ndesh me politikën e qeverisë për ngritjen e të drejtave të femrave.
“Heqja e dënimit të të dënuarve për një krim të tmerrshëm si përdhunimi në grup është moralisht dhe etikisht i papërshtatshëm. Cili është mesazhi që po përpiqemi të dërgojmë?”, tha avokati i lartë Anand Yagnik./tvklan.al