Rritet shqetësimi tek familjarët e punëtorëve të bllokuar, zyrtarët kanë plane të reja
Autoritet indiane po përgatisin plane të reja për të shpëtuar punëtorët e bllokuar brenda një tuneli pas një jave përpjekjesh të dështuara. 41 punëtorë , të bllokuar në tunelin e autostradës në shtetin Uttarakhand që nga 12 nëntori, po furnizohen me ushqim, ujë dhe ilaçe përmes një tubi.
Operacioni i shpëtimit ka hasur në pengesa dhe gjendja psikologjike në mesin e punëtorëve dhe të afërmve që prisnin jashtë është e ulët. “Autoritetet po na premtojnë çdo ditë se do të shpëtohen ditën që vjen. Çdo ditë dëgjojmë të njëjtën gjë.“
Mediat vendese shkruajnë se punëtorët e bllokuar vuajnë nga të vjellat, dhimbje koke, stres dhe probleme me stomakun. Një makinë e re shpimi mbërriti në vendin e ngjarjes të shtunën për të zëvendësuar atë që u dëmtua.
Autoritetet deri më tani kanë shpuar 24 metra, por do të duheshin deri në 60 metra për të lejuar punëtorët të dalin në sipërfaqe. Por ndërsa operacioni i shpëtimit në ditën e tij të 8-të, shqetësimi është rritur tek familjarët e punëtorëve të bllokuar të cilët presin me ankth të dashurit e tyre.
Klan News