Kryeministri i Malit të Zi Dritan Abazoviç i ka kërkuar falje publikisht profesorit Petraq Milo, i cili u dhunua nga policët malazezë në kufirin mes dy Shqipërisë e Malit të Zi.
Në konferencën e përbashkët për shtyp me Kryeministrin Rama nga Podgorica, Abazoviç tha se kjo çështje nuk duhet të politizohet dhe se pamje të tilla nuk do të përsëriten sërish.
“Më vjen keq që ka ndodhur ky incident, i kam kërkuar falje profesorit. Kushdo që vjen në Mal të Zi është mëse i mirë se ardhur, nuk kam qejf që të politizohet kjo çështje, ka të bëjë me një moment që ka qenë katastrofal, e ftoj profesorin të vij. Atë ditë kur ka ndodhur ky incident dhe çdo ditë me mijëra njerëz kalojnë kufirin pa kurrëfarë problemi. Ata njerëz që kanë përgjegjësi për çka ka dodhur, do të dënohen, ne ligjn do ta zbatojmë. Profesori nuk e ka prishur radhën, mirëpo ka ndodhur se është bërë viktimë e tërë këtij incidenti, mua më vjen shumë keq. Ato pamje nuk kanë për t’u përsëritur”, deklaroi Abazoviç.
/tvklan.al